Dje organizatoret e konferencës Practice and Theory of Automated Timetabling (PATAT), publikuan rezultatet e raundit të parë të garës ndërkombëtare, International Timetabling Competition 2019 (ITC 2019), https://www.itc2019.org/home#results, për krijimin e orarit mësimor, me parametrat më kompleks deri më tani. Në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 45 universitete nga e mbarë bota dhe ekipi i fakultetit tonë, i përfaqësuar nga kolegu ynë më i ri Edon Gashi ka zënë vendin e parë!
Algoritmi i zhvilluar nga ekipi ynë, bindshëm është përzgjedhë si algoritmi me eficient, dhe me 94 pikë është shpallur fitues. Zgjidhja e propozuar ka lënë mbrapa profesorin nga Franca (që ka fituar 69 pikë) dhe vendin e 3 nga universiteti Ouro Preto, Brazil, që është vlerësuar me 32 pikë.
Urime Edon dhe Kadri për suksesin e arritur, #ProudOfYou, #UnëJamUP
Leave a Reply