Në një ceremoni shumë festive, më 26 Qershor 2023, në mbrëmje në Tiranë u mbajt nata finale e Albanian ICT Awards, edicioni i 11 me radhë. Në një konkurrencë si asnjëherë më parë juria profesionale, e përbëre nga 14 anëtarë nga treva dhe fusha të ndryshme, përzgjodhën (ish) studentët tonë finalistë dhe fitues në disa kategori.
Në kategorinë Diploma e Vitit, dy nga tre finalistë ishin studentët e fakultetit tonë. Vendi i parë, me plot meritë, i takoi (ish) studentit tani kolegut Synim Selimi, për temën e tij, të shkëlqyeshme dhe inovative, të masterit me titull: “CyberNFTs – Decentralizimi i mençur i sistemeve për zbulimin e ndërhyrjeve kibernetike: studim analitik dhe krahasues”. Vendin e dytë në këtë kategori e fitoi, ish studentja jonë Arbena Musa, për shkrimin dhe implementimin e shkëlqyeshëm të temës së saj të masterit: Analiza e sulmeve në Internet të bazuara në gjurmët në ueb.