Në mbrëmjen finale të Albanian ICT Awards, në Tiranë, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës, iu nda kjo
Mirënjohje
“për punën e jashtëzakonshme të personelit akademik, për përkushtimin dhe promovimin e studentëve, përfaqësimin e shkëlqyer të këtij institucioni veçanërisht në kërkimet shkencore në teknologji, dhe angazhimin serioz të studentëve në përvetësimin e njohurive në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”.
Në emër të jurisë profesionale të ICT Awards mirënjohjen e ndau znj. Bora Muzhaqi – Zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të Republikës së Shqipërisë.