Në Tiranë, Albanian ICT Awards, në mbrëmjen finale në kategorinë “Diploma e vitit”, ku konkurrojnë studentët, nga hapësirat mbarë shqiptare, me temat e tyre të diplomes nga fusha e ICT-së në nivelin baçelor dhe master vendi i parë dhe i dytë iu ndanë dy studentëve të fakultetit tonë.
Vendi i parë – tema e studentit Leand Thaçi me titull “Zhvillimi i një “Chrome Extension” për detektimin e “Phishing Sites” me ML” u vlerësua nga juria profesionale si tema më e mirë e vitit 2020, vendi i parë, në hapësirat mbarë shqiptare. “Chrome Extension” i zhvilluar nga Leandi shërben si një ndërmjetësues, si mbrojtës nga sulmet “phishing” në mes përdoruesit dhe faqeve në Internet. Ky “Chrome Extension” përdor mësimin e makinës (Machine Learning) përmes algoritmeve si: SVM, kNN, dhe Random Forest.
Ndërsa, tema e studentes Edona Haziraj me titull: “Zhvillimi i një aplikacioni në platformën Android për raportimin dhe korrigjimin e gabimeve në tekstet mësimore u vlerësua nga juria profesionale si tema e trete, më e mira, e vitit 2020. Edona, aplikacionin e saj e ka emëruar “Rectify”, dhe i cili do t’iu mundësojë të gjithë përdoruesve raportimin e gabimeve në tekstet mësimore. Aplikacioni nuk kërkon regjistrim, për të ruajtur anonimitetin e përdoruesit, thjesht mjafton përzgjedhja e kategorisë së gabimit. Gabimet ndahen në gjashtë kategori: (i) informatë e pasaktë, (ii) gabim drejtshkrimor, (iii) përmbajtje fyese, (iv) shfaqje e dhunës, (v) përkthim i gabuar, dhe (vi) tjetër