Ishte kënaqësi prezantimi dhe diskutimi me profesorët nga mbarë Europa dhe ekspertët gjermanë lidhur me temën “Security and Privacy for eGovernment Solutions beyond 2020”.
Hapi i parë për implementimin e suksesshëm të shërbimeve elektronike është Regjistri Civil dhe ndërlidhja e këtyre shërbimeve elektronike me këtë regjistër. Autentikimi i sigurt dhe enkriptimi i shënimeve konformë rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave (GDPR) të Bashkimit Europian janë parakushte të domosdoshme për pranueshmërinë e këtyre shërbimeve. Kosova fatkeqësisht, edhe përkundër faktit që ka shkallë të lartë penetrimit të Internetit (mbi 90%), shërbimet elektronike ende mbesim të varfëra, të pjesshme dhe të izoluara.