Sigurimi i informacionit ka qenë një nga preukupimet kryesore të njerëzimit ndër shekuj, për këtë qëllim është përdorur nënshkrimi dhe vula nga dylli. Sot siguria e informacionit arrihet me aplikimin e algoritmeve kriptografike që rezultojnë në nënshkrimin dhe vulën digjitale. Kjo është edhe tema e baçelorit të studentit të shkëlqyeshëm të fakultetit tonë Gentris Leci me titull: Zhvillimi i një aplikacioni për përgatitjen dhe transmetimin e shënimeve sipas standardit FATCA XML.
Ai ka zhvilluar një ueb aplikacion në përputhje me kërkesat e Foreign Account Tax Compliance Act (FATCA) të SHBA për siguruar transportin e sigurt të shënimeve financiare përmes një mediumi të pabesueshëm siç është Interneti. Këto shënime të enkriptuara dhe të nënshkruara në formë digjitale (kriptografike) iu dërgohen institucionit përkatës (Internal Revenue Service – IRS) në ShBA. Për këtë qëllim ai ka përdorur MS Developer Studio 2017, Bootstrap Framework 4.0 dhe ASP.NET MVC për backend.
Unë e përgëzoj Gentrisin për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë shkrimit dhe zhvillimit të temës së tij të diplomës. Të lumtë Gentris!