Tifozët çdo ditë e më shumë duan që gjatë lojës, në kohë reale, të postojnë fotografi dhe video për momentet e filmuara. Studimet tregojnë që stadiumet që ofrojnë qasje në WiFi, tifozët janë shumë më të kënaqur dhe atmosfera e krijuar në stadium do të jetë shumë më pozitive. Ky ka qenë edhe motivi kryesor i temës së diplomës së studentit të fakultetit tonë Muharrem Rexhepi me titull “Implementimi i rrjetit WiFi në zona me dendësi të lartë – rasti i stadiumit të Prishtinës”.
Muharremi për dizajnimin dhe konfigurimin e rrjetit WiFi, për të kënaqur 13.000 tifozët në stadiumin e Prishtinës ka përdorur dy vegla që mundësojnë simulim thuajse të plotë të rrjetit: (i) GNS3 – një emulator grafik i rrjetave kompjuterike që lejon paraqitjen e rrjeteve komplekse në mënyrë shumë të përshtatshme për përdoruesit dhe mbështet pothuajse te gjitha produktet aktuale në treg të rrjetave kompjuterike, dhe (ii) Ekahau Professional Site – një pakete softuerike që përdoret për planifikim dhe dizajnimin e rrjetit WiFi, e cial mbështet të gjitha standardet e IEEE 802.11 dhe gjithashtu me vete përmban të gjitha pajisjet për WiFi të të shumicës së prodhuesve. Muharremi në fund ka dhënë edhe rekomandimet për rrjetin e WiFi-së, secili tifoz duhet të këtë kredencialet e veta dhe ka parashikuar koston e këtij projekti.
Unë e përgëzoj Muharremin për përkushtimin dhe kreativitetin e shkëlqyeshëm që ka treguar gjatë shkrimit dhe zhvillimit të temës së tij të diplomës. Të lumtë Muharrem!