Pas shumë vitesh peripecish e shtyrje të regjistrimit, javen që shkoi Vehbi Neziri dhe Ramadan Dervishi përmbyllen me sukses studimet e doktoratës në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.
Si mentor akademik i tyre, në studimet themelore dhe të doktoratës, ndihem shumë krenar për punën e përbashkët dhe publikimet e rezultateve të hulumtimit të tyre në revista me impakt faktor, por edhe me shkrimin në një nivel të lartë shkencor të temave të doktoratës.