List

Nga debati me Rron Gjinovcin dhe Besnik Boletinin lidhur me pazarin me tema të diplomes, https://www.youtube.com/watch?v=yTwCg_QuCtI

Që kjo dukuri të mos përkeqësohet edhe më tej, të merren këto veprime:

Edukimi:

1. Tema e diplomes të futet në gjimnaz si pjese e provimit të maturës – ashtu siç e ka bërë Austria. Nxënësi qe ndjek gjimnazin ai e ka synim universitetin dhe për të është vonë, shume vonë, që tek në përfundim të studimeve të njoftohet me shkrimin akademik, etiken dhe plagjiarizmin.

Transparenca:

2. Të bëhen publike dhe transparente të gjitha temat e diplomes, edhe në nivelin baçelor dhe master, për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë, ku dihet emri i studentit, mentorit dhe komisionit. Dhe në fund të vitit akademik të bëhet transparente ngarkesa e secilit profesor me tema të diplomes.

3. Në çdo punim diplome, në faqen e dytë, studenti të nënshkruaj deklaratën nën betim, në të cilën qartë shprehet se punimi është kontribut i tij dhe në rast të plagjiaturës, shkeljes etike etj, do ti kontestohet diplomimi.

4. Koha që mentori e kalon me studentin në përgatitje dhe diskutim të jetë pjesë e ngarkesës, e fondit të orëve, të profesorit, ashtu siç llogariten orët e ligjëratave.

Softueri:

5. Softueri anti-plagjiaturë të jetë i detyrueshëm për secilin Institucion të Arsimit të Lartë, në fakt raporti nga softueri anti-plagjiaturë të jetë shtojcë e temës së diplomes. Një shembull i mirë https://akademia.al/

Sigurimi i cilësisë:

6. Periodikisht dhe në mënyrë të rastësishme të zgjedhën mostra të temave të përfunduara dhe të vlerësohen nga kolegët për nga përmbushja e kritereve akademike, në nivel të fakulteteve dhe gjetjet e këtyre raporteve të diskutohen me mentorët/profesorët, dhe pse jo edhe të behën publike.

7. Institucionet arsimore të aplikojnë incentiva për diplomën më të mirë të vitit (baçelor dhe master) dhe të inkurajojnë publikimin shkencor tek studentët në revista dhe konferenca.

  Posts

1 2 3 5
January 28th, 2023

Vendi parë në garen “The day when hacking is legal”

Të enjten më 26 janar 2023, në margjina të konferencës së 7të të sigurisë kibernetike ”Cyber Zero” të organizuar nga […]

December 3rd, 2022

Studentët e doktoratës

Pas shumë vitesh peripecish e shtyrje të regjistrimit, javen që shkoi Vehbi Neziri dhe Ramadan Dervishi përmbyllen me sukses studimet […]

November 18th, 2022

Zhvillimet në UP

Nga debati mbrëmë në emisionin DESKU, në KTV, lidhur me zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtines, buxhetit, hulumtimeve shkencore […]

September 21st, 2022

Debati per sulmet kibernetike

Nga debati në T7 Pressing (https://www.youtube.com/watch?v=OIQTiltK3z0), me Leonard Kerqukin, Kujtim Gashin, Blerton Abazi, Hekuron Doli dhe Ermal Sadiku lidhur me […]

August 13th, 2022

Intervista për Nacionale

Një intervistë përmbledhëse lidhur me situatën në vend për problemet e arsimit të lartë në vend. https://nacionale.com/politike/interviste-rexha-askush-nuk-mund-te-dale-faqebardhe-nga-kjo-krize-e-arsimit-ne-vend

June 16th, 2022

Vendi i dytë në kategorinë “Diploma e Vitit” në Albanian ICT Awards

Në 10 vjetorin e Albanian ICT Awards (https://ictawards.org/2021/albanian-ict-awards-shpall-fituesit-e-edicionit-te-10-te-jubilar/), në Tiranë, studentja e shkëlqyeshme e fakultetit tonë Rrezearta Thaqi u rendit […]

June 2nd, 2022

Pazari me tema të diplomes

Nga debati me Rron Gjinovcin dhe Besnik Boletinin lidhur me pazarin me tema të diplomes, https://www.youtube.com/watch?v=yTwCg_QuCtI Që kjo dukuri të […]

May 21st, 2022

Vendi i parë dhe i tretë në garen “International Cybersecurity Exercise 2022”

Studentët e fakultetit tonë morren pjesë në garën “International Cybersecurity Exercise 2022” mbajtur me 18 Maj 2022 dhe organizuar së […]

April 15th, 2022

NDI Panel Discussion: “Threats to information integrity: Youth at the front line”

As Nelson Mandela said: “Education is the most powerful weapon you can use to change the world” and to apply […]

November 25th, 2021

Advanced Electronic Seal

It was my great pleasure to present the state of the art in electronic seal, legal and technology landscape, in […]