List

Sot, kur siguria kibernetike po bëhet si pjesë e pandashme e mbrojtjes së secilit institucion, pata kënaqësinë të debatoj dhe verifikoj arritjet e studentes së shkëlqyeshme Arbena Musa.

Arbena, e cila në kuadër të temës së diplomës me titull “Analiza e sulmeve ndaj procesit të autentikimit bazuar në elemente biometrike” ka trajtuar sulmet ndaj procesit të autentikimit bazuar në njohjen e fytyrës, si një nga metodat më të shpeshta të autentikimit në ditët tona që është prezent në shumicën e pajisjeve kompjuterike dhe mobile. Për këtë qellim ajo ka përdorur algoritme nga “mësimi i thellë” (Deep Learning) dhe në veçanti ka implementuar sulmin bazuar në “Fast Gradient Sign Method” (FGSM), dhe ka për qëllim klasifikimin e gabuar të imazheve. Imazhet janë marre nga dataseti publik “5 Celebrity Faces Dataset” i cili përmban fotografitë e 5 personave të ndryshëm.

Krijimi i modelit është zhvilluar dhe testuar në Python 3, e po ashtu edhe implementimi i sulmit. Për shkak të shfrytëzimit të madh të resurseve si për trajnim (VGG16 dhe ImageNet) edhe për sulmim është përdorur platforma Google Colaboratory, e cila mundëson ekzekutimin e programeve në Python nga shfletuesi pa pasur nevoja të konfigurimit, me qasje falas në GPU dhe me mundësi të lehta të shpërndarjes. Kodi burimor i projektit mund të shkarkohet në GitHub, në: https://github.com/ArbenaMusa/Analysis-of-attacks-on-authentication-process-based-on-biometric-elements