List

Sot, kur siguria kibernetike po bëhet si pjesë e pandashme e mbrojtjes së secilit institucion, pata kënaqësinë të debatoj dhe verifikoj arritjet e studentes së shkëlqyeshme Arbena Musa.

Arbena, e cila në kuadër të temës së diplomës me titull “Analiza e sulmeve ndaj procesit të autentikimit bazuar në elemente biometrike” ka trajtuar sulmet ndaj procesit të autentikimit bazuar në njohjen e fytyrës, si një nga metodat më të shpeshta të autentikimit në ditët tona që është prezent në shumicën e pajisjeve kompjuterike dhe mobile. Për këtë qellim ajo ka përdorur algoritme nga “mësimi i thellë” (Deep Learning) dhe në veçanti ka implementuar sulmin bazuar në “Fast Gradient Sign Method” (FGSM), dhe ka për qëllim klasifikimin e gabuar të imazheve. Imazhet janë marre nga dataseti publik “5 Celebrity Faces Dataset” i cili përmban fotografitë e 5 personave të ndryshëm.

Krijimi i modelit është zhvilluar dhe testuar në Python 3, e po ashtu edhe implementimi i sulmit. Për shkak të shfrytëzimit të madh të resurseve si për trajnim (VGG16 dhe ImageNet) edhe për sulmim është përdorur platforma Google Colaboratory, e cila mundëson ekzekutimin e programeve në Python nga shfletuesi pa pasur nevoja të konfigurimit, me qasje falas në GPU dhe me mundësi të lehta të shpërndarjes. Kodi burimor i projektit mund të shkarkohet në GitHub, në: https://github.com/ArbenaMusa/Analysis-of-attacks-on-authentication-process-based-on-biometric-elements

  Posts

1 2 3
December 9th, 2019

Security and Privacy for eGovernment Solutions beyond 2020

Ishte kënaqësi prezantimi dhe diskutimi me  profesorët nga mbarë Europa dhe ekspertët gjermanë lidhur me temën “Security and Privacy for […]

September 13th, 2019

Hack to L|Earn and Protect

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në konferencën për sigurinë kibernetike, dhe diskutimi për tema të rëndësishme të hapësirës kibernetike. FINDBUG në bashkëpunim […]

August 1st, 2019

Cilësia e arsimit të lartë sipas Google Scholar

Një metrikë alternative dhe indirekte e matjes së cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) e publikoi këto ditë, […]

July 30th, 2019

Universiteti i Prishtinës mbetet lider i arsimit të lartë në hapësirën mbarë shqiptare

Dje Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të […]

July 18th, 2019

KTV Rubikon – Çka po ndodh me arsimin e lartë?

Lidhur me arsimin e lartë, me akreditimet e fundit, daljen nga kjo situatë debatuam me Adriatikun, në emisionin Rubikon të […]

July 17th, 2019

Siguria e rrjetave kompjuterike

Ishte kënaqësi diskutimi që pata dje me studenten e shkëlqyeshme të fakultetit tonë Malsore Bublaku lidhur me të arriturat e […]

June 15th, 2019

Invited speaker at DiGiDay

Ishte kënaqësi prezantimi, i ftuar i vecantë, në konferencën DiGiDay, të organizuar nga Universiteti “Kadri Zeka”, për sfidat e (mos) […]

May 16th, 2019

Cybersecurity and Privacy IV GDPR Turns ONE

Ishte kënaqësi e veçantë udheheqja e sesionit të parë për “Hapësirën Kibernetike” të edicionit të katërt të konferencës ndërkombëtare për […]

April 1st, 2019

Digjitalizimi, arsimi dhe universiteti

Në emisionin, PRIZMA të emituar në T7, me gazetarin Dritan Dragusha, flasim për digjitalizimin, shkollen dhe universitetin.

March 9th, 2019

Urime 7 Marsi

Të gjithë mësuesve, kudo që janë, që shëndrisin rrugën e dijes dhe mundësojnë rrugëtimin drejt majave të suksesit, urime dita […]